Transmetuar më 17-05-2023, 18:51

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Edith Harxhi, ka reaguar pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt nga komandimi për drejtimin e PD-së.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Harxhi i bën thirrje Jorida Tabakut dhe Gazment Bardhit të dërgojnë vulën në seli.

Ajo shprehet se misioni i tyre për përçarjen e PD-së mbaroi dhe tashmë ka ardhur koha të lejojnë ringritjen.

“Tani që Enkelejdi dha “dorëheqjen”, i bëj një thirrje publike, #JoridaTabaku #GazmendBardhi dhe disa deputetëve të tjerë, -silleni vulën në seli. Misioni mbaroi! Të paktën ta fillojmë ringritjen me vulën dhe logon e qindra mijëra demokratëve që sot janë të dëshpëruar!”, shkruan Harxhi.