Transmetuar më 17-05-2023, 13:39

TIRANË- Pas përfundimit me takimin në selinë blu me kryedemokratin Sali Berisha, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dha një prononcim për mediat. Ai u shpreh se vjedhja e votës së lirë në këtë proces zgjedhor jo vetëm që do të dokumentohet, por do ndiqet në mënyrë ligjore.

“Çdo minutë, fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumemntohen se si mafia nën komandën e Edi Ramës shkatërroi procesin zgjedhor, standardet e të cilit ishin zeruar nga vetë ai para se të niste. I gjithë ky shkatërrim i procesit zgjedhor, i tjetërsimit të votës së lirë, jo vetëm po dokumentohet por njëkohësisht do nisë procesi i kontestimit ligjor dhe veprimi opozitar do përshkallëzohet në emër të votës së lirë dhe njëkohësisht ju e dini shumë mirë që pavarësisht të këtij tjetërsimi me porosi të Edi Ramës, nën mbrojtjen edhe të Policisë së Shtetit në shumë qarqe të vendit e realizoi, një gjë është e qartë.”

Meta theksoi se opozita do ndërmarrë veprime urgjente në këshillat bashkiakë për të mos lejuar vjedhjen e taksave të shqiptarëve.

“Gomerët që iu imponoi Edi Rama qytetarëve shqiptarë për kryebashkiakë nuk do vjedhin më. Përshkallëzimi opozitar në këshillat bashkiakë do nisë menjëherë. Nuk ekziston asnjë krahasim mes atij që ja fali pushtetin vendor Edi Ramës në tavolinë për 4 vite me përpjekjet për të rikthyer pluralizmin politik dhe duhet të jeni të qartë se nuk ka dorëzim apo kapitullim përpara mafies shtetërore, narko-shtetit. Do luftojmë jo vetëm në emër të mbi 500 mijë shqiptarëve që votuan në kushte presioni, por edhe në emër të disa qindra mijërave që u intimiduan, do i shikoni të gjitha faktet. Janë denoncuar para, gjatë dhe në vazhdimësi.”

‘Së pari është dokumentimi i masakrës zgjedhore, dhe më pas përgatitja për të nisur betejën e transparencës në të gjitha këshillat bashkiakë. Gomerët nuk do kenë më mundësi të vjedhin të qetë taksat e qytetarëve.’