Kurorëzimi i mbretit Charles fundjavën e kaluar në Britani ishte një ngjarje që shkaktoi jo pak diskutime.
Mes të tjerash në rrjete sociale po vazhdon të komentohet fakti se u pa një person që lëvizte ndërsa zhvillohej ceremonia dhe që largohet me të shpejtë si hajdut.
Imazhet tërhoqën vëmendjen nga kurorëzimi i mbretit të ri.
Kjo figurë misterioze e maskuar që u shfaq gjatë eventit, ka habitur shumë ndaj zyrtarët e pallatit janë detyruar të dalin me një sqarim.
Ata thanë se personi me kapuç, i veshur me të zeza dhe duke mbajtur një shkop që shihet duke kaluar me shpejtësi përmes derës së hapur të Westminster Abbey ishte personel stafi.
Përdoruesit e rrjeteve sociale nuk e besojnë këtë tezë. Megjithatë kur u kontaktua nga Newsweek, Westminster Abbey e identifikoi figurën si një anëtar i komunitetit të abacisë që ndihmon në shërbesat fetare.
Sakaq përdoruesit e rrjetit nisën spekulimet. Disa thonë se figura ishte e ndjera e Mbretëreshës Elizabeth II, ose e ndjera Princesha Diana.
Kurse më së shumti e identifikonin me personazhin e ftuesit të vdekjes ose korrësin e vdekjes së zymtë.
Shikoni videon