Transmetuar më 14-05-2023, 18:36

Prishtinë- Një i ri është gjetur pa shenja jete në hollin e një hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti tha se viktima është i moshës 30-vjeçare.

“Sot rreth orës 06:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në hollin e një hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 30-vjeçar”, deklaroi Ahmeti.

Policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë. Po ashtu po ndërmerren të gjitha veprimet e duhura hetimore për sqarimin e plotë të rastit. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekspertizë.