Transmetuar më 12-05-2023, 07:30

Vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta, ku më të dendura do të mbeten në gjysmën Lindore.

Parashikohet pas mesditës dhe në vijim vranësirat të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira në një pjesë të mirë të territorit.

Orët e vona të mbrëmjes sjellin përmirësim të kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të rrien në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 6°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë. Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë pjesën më të madhe të Rajonit të Ballkanit do të diktojnë motin edhe në territorin e Kosovës.

Për pasojë Kosova do të dominohet nga vranësira të shpeshta dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të 24 orëshit. Më të dukshme reshjet do të jenë në veri dhe veriperëndim të Kosovës.

Orët e vona të natës do të intensifikojnë reshjet në të gjithë kosovën.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në Republikën e MV gjatë paradites. Por orët e pasdites do të sjellin herë pas here zhvillim të vranësirave duke gjeneruar rreshje shiu por në sasi të pakta.

Parashikohet një përmirësim i dukshëm i motit vetëm në orët e vona të natës.

Rajoni dhe Evropa

Evropa Qendrore si edhe pjesa më e madhe e Rajonit të Ballkanit mbeten nën ndikimin e masave ajore të paqëndrueshme duke sjellë në këto rajone vranësira të shpeshta dhe reshje shiu, ku herë pas here reshjet do të shoqërohen me mini- stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike. Gjithashtu me vranësira dhe reshje të dendura shiu paraqitet Evropa Veriore.

Ndërsa, Evropa Lindore dhe Jugperëndimi i kontinentit do të vijojnë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të pakta.