Transmetuar më 07-05-2023, 08:14

Shqipëria

Deri në mesditë i gjithë territori ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore të Shqipërisë.

Parashikohet që pas mesdite vranësirat të theksohen gradualisht duke sjellë momente të pakta me pika shiu përgjatë shtrirjes Lindore.

Por orët e mbrëmjes dhe natës vonë do të sjellin dobësim të vranësirave edhe përgjatë kufirit Lindor.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin në Kosovë mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave.

Ndërsa në orët e mesditës dhe në vijim pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin, ku më të dukshme vranësirat do të jenë përgjatë kufirit perëndimor dhe do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.