Transmetuar më 06-05-2023, 08:23

SHQIPËRI- Vendi ynë do të vijojë të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin në pjesën e parë të ditës dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin.

Ndërsa orët e pasdites pritet të sjellin kalime të vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë përgjatë kufirit Lindor.

Ultësira perëndimore do ti ketë vranësirat më të pakta, ku në zona të izoluara në vijën bregdetare intervalet me kthjellime do të mbeten dominuese edhe në pjesën e dytë të ditës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 6°C deri në 30°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Pernëdimor – Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë