Transmetuar më 04-05-2023, 16:00

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve.
Nafta do të shitet me 169 lekë për litër, 3 lekë më pak sesa dje.
Benzina do të shitet me 172 lekë për litër nga 175 që ishte ditën e djeshme.
Sa i përket çmimit të gazit, do të shitet me 62 lekë/litri nga 66 që ishte dje.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 4 Maj ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.