Transmetuar më 03-05-2023, 19:53

Shqiptarët në Greqi po mendojnë seriozisht kthimin në atdhe pasi kushtet ekonomike atje po rëndohen gjithnjë e më shumë.

Numri i lejeve të qëndrimit për shqiptarët në Greqi është reduktuar pothuajse përgjysmë nga 422,000 në 2021 në vetëm 291,000 në 2022.

Autoritetet greke pohojnë në mediat vendase se më shumë se 131 mijë shqiptarë nuk kanë pranuar të bëjnë rinovimin periodik të lejeve të qëndrimit duke nënkuptuar se një pjesë e tyre është larguar dhe të tjerë po përgatiten të ikin nga Greqia.

Ministria shqiptare e Financave mësohet se po punon me ekspertizën e Bankës Botërore për të identifikuar të gjithë ata shqiptarë që duan të kthehen në shtëpi dhe për t’u siguruar atyre informacionin e duhur.

Aktualisht po punohet me zyrat e punës të vendeve përkatëse për të nënshkruar programe të kthimit vullnetar. /noa.al