Transmetuar më 29-04-2023, 13:16

Kosovë- Shqiptari, Adem Qorri nga Drenasi i Kosovës i cili humbi jetën si hero pasi shpëtoi një 6-vjeçar i cili rrezikonte të mbytej në det, do të varroset sot në vendlindjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Florida në fund të muajit mars, teksa për shkak të procedurave, trupi i pajetë i Qorrit ka arritur vetëm ditën e djehsme në Kosovë.

Familjarët kanë bërë të ditur se i ndjeri varroset sot në orën 15:00 në varrezat e qytetit të Drenasit.

Adem Qorri 40 vjeçar në Amerikë kishte shkuar si refugjat nga konflikti ballkanik në fund të viteve ’90-ta. Qorri ishte pronar i një salloni për rregullimin e automjeteve në New Port Richey.

Djemtë 6 dhe 10-vjeçarë të Mallory Hutchinson ishin në një varkë me babanë e tyre.

Ndërsa djemtë notonin, ata nuk e kuptuan se sa afër rrezikut ishin deri sa ishte tepër vonë, për t’i shpëtuar u zhyt Qorri, i cili shpëtoi të miturin, por humbi jetën vetë. Qorri është nxjerrë nga uji nga një tjetër skafist, ndërsa e veja e tij, Blerta, e cilësoi bashkëshortin e saj si një hero.