Transmetuar më 28-04-2023, 12:40

Kosovë- Vrasje në Malishevë të Kosovës.

Mediat në Kosovë raportojnë se nipi ka vrarë xhaxhain e tij dhe se konflikti mes tyre ka nisur për çështje prone.

Policia vendore njofton se .ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:50 në fshatin Kijevë-Malishevë.

Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes’, citohet në komunikatë.