Transmetuar më 24-04-2023, 19:14

SHBA- Tronditëse në SHBA. Një e re ofron 50 mijë USD për vrasjen e të afërmve të saj.

Tureygua Inaru nga Florida, 29-vjeçe ndodhet në burg që nga dhjetori pas kërcënimeve se do të vriste kolegët e saj. E reja po përballet me tre akuza për nxitje, për vrasje dhe përndjekje kibernetike, pasi dyshohet se kërcënoi se do të vriste anëtarët e familjes së saj, përfshirë këtu prindërit dhe gjyshërit e saj.

Vajza ka pyetur të burgosurit nëse njihnin dikë që mund të vriste personat e afërt të saj. Vajza ka thënë që nëse do vdisnin ata, do merrte një trashëgimi prej 2 milionë dollarësh dhe se i ka ofruar të burgosurve 50,000 dollarë për këdo që do të kryente krimin.

“Sapo arriti në burg, ajo miqësohet me shokët e saj të qelisë dhe fillon t’i tregojë se nëse dikush do vriste prindërit dhe gjyshërit e saj, do e paguante deri në 50 mijë dollarë. Tureygua i ka treguar se ata janë shumë të pasur dhe i ka dhënë dhe adresën,” tha polici Marco Lopez.