Transmetuar më 24-04-2023, 11:36

Një avion i American Airlines u detyrua të kthehej në aeroportin Columbus, Ohio, të dielën në mëngjes pasi motori i tij u përfshi nga flakët.

Avioni Boeing 737 ishte nisur nga Columbus për në Phoenix, Arizona, kur ekuipazhi, rreth orës 8 të mëngjesit (koha lokale), tha se avioni kishte probleme me motorin.

Deri më tnai dyshohet se një zog ka hyrë në turbinë menjëherë pas ngritjes, duke shkaktuar zjarrin.

"Avioni u kthye i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Columbus për shkak të një problemi mekanik. Aeroplani u hoq nga shërbimi për mirëmbajtje dhe stafi ynë po punon për të siguruar që pasagjerët të arrijnë të sigurt në destinacionin e tyre në Phoenix”, tha American Airlines në një deklaratë pas aksidentit.