Transmetuar më 23-04-2023, 07:57
![](https://noa.al/newsImages/2023/04/Capture-103.jpg)
KOSOVË- Mbahen sot zgjedhjet për katër komunat në veri të Kosovës.
Qendrat e votimit në komunën e Zveçanit janë hapur me kohë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës dhe këshilltarë komunalë të cilat po mbahen sot në vendin tonë. KosovaPress shkruan se janë gjithsej pesë qendra të votimit në të cilat 6 mijë e 998 qytetarë të kësaj komune do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Situata aktuale e sigurisë është e qetë dhe nuk ka ndonjë problem, ndërsa vërehen pjesëtarët e Policisë së Kosovës afër këtyre qendrave, sidomos atyre alternative, të cilët po vëzhgojnë situatën nga afër.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd