Transmetuar më 18-04-2023, 14:30

Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës zhvilloi të martën një konferencë shtypi, ku paraqiti gjendjen e ekonomisë kombëtare kineze në tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave fillestare të publikuara në këtë konferencë shtypi nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës, në tre muajt e parë të vitit GDP-ja ishte 28 499.7 miliardë juanë, 4.5 % më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti dhe 2.2 % më shumë se në tremujorin e katërt të vitit të kaluar.

Industria parësore shënoi një vlerë të shtuar prej 1.1575 trilionë juanësh, industria dytësore 10.7947 trilionë juanë dhe industria tretësore 16.5475 trilionë juanë.

Kjo tregon një rritje përkatësisht 3.7 %, 3.3 % dhe 5.4 % krahasuar me janar-marsin e një viti më parë.