Transmetuar më 17-04-2023, 06:43

Horoskopi javor i Paolo Fox, parashikimet dhe renditja e shenjave të zodiakut për javën nga 17 deri më 23 prill 2023.

Ky është takimi më i shumëpritur i javës, horoskopi javor i Paolo Fox, astrologut më të dashur të Italisë, i cili do të zbulojë se çfarë parashikojnë yjet në ditët në vijim, përkthyer ekskluzivisht nga noa.al, marrë nga revista DiPiu.

Horoskopi Paolo Fox, Dashi

Katër yje për Dashin

Në dashuri, faza e rikuperimit vazhdon, kështu që tani ju vetëm duhet të bëni një hap përpara, por për këtë duhet të gjeni pak guxim. Nga ana tjetër, ata që janë beqarë duan të kthehen në lojë, të bien në dashuri: Afërdita është me ju dhe takimet me të lindurit e shenjës së Binjakëve janë të preferuara.

Në punë, qielli ju buzëqesh, Hëna është në shenjë dhe ditët e bukura po vijnë, veçanërisht për tregtarët dhe profesionistët e lirë që do të duhet të bëjnë zgjedhje thelbësore në funksion të muajit të ardhshëm, maj 2023!

Horoskopi Paolo Fox, Demi

Pesë yje për Demin

Dielli është në anën tuaj, kështu që mund të hidheni drejt dashurisë dhe të bëni njohje të reja: Mërkuri është me ju. Mundohuni të kuptoni se si të lëvizni, por duhet të harroni të kaluarën, një herë e përgjithmonë, si opsion i vetëm për të ecur përpara.

Në punë, periudha është për rikuperim, por nuk do ju mungojnë situata të reja në gjysmën e dytë të javës. Keni ndonjë problem për të zgjidhur? Kohë pas kohe, gjithçka rregullohet!

Horoskopi Paolo Fox, Binjakët

Pesë yje për Binjakët

Në dashuri keni nevojë për dikë që ju nxit dëshirën. Afërdita është në shenjë, ndaj nuk mund të humbisni një mundësi, duhet të ecni përpara dhe të hapni derën për një marrëdhënie të re. Kush e di… ndaj ju, duhet që për çdo rast dhe në çdo rast, të përfshiheni.

Në punë nuk jeni të bindur për atë që po bëni, Saturni është shumë i rreptë dhe absolutisht nuk mund të humbni kohë në debate dhe gjëra të kota!

Horoskopi Paolo Fox, Gaforrja

Pesë yje për Gaforren

Afërdita së shpejti do të jetë në shenjën tuaj, kështu që mund të merrni frymë lehtësisht dhe të shijoni dashurinë. Kini kujdes, megjithatë, keni probleme pune për të zgjidhur, por dashuria në çdo rast do t’ia dalë të triumfojë.

Në punë duhet të rinisni iniciativat dhe në maj do të keni shumë mundësi. Jeni duke pritur për një konfirmim? Ja, po vjen: veç duhet të bëni pak durim!

Horoskopi Paolo Fox, Luani

Tre yje për shenjën e Luanit

Dikush ju ka nervozuar, ndaj në dashuri duhet të ruani qetësinë, sidomos të shtunën kur do të jeni të shqetësuar për gjëra në familje. Mundohuni të mos bëni gabimet e së kaluarës: duhet të mendoni për të ardhmen dhe të shikoni përpara.

Në punë gjithçka varet nga ju, por kënaqësia nuk do të mungojë: një kundërshtar do të ndalet, ju do të shkoni në rrugën tuaj. Dhe nuk do të gaboni!

Horoskopi Paolo Fox, Virgjëresha

Pesë yje për Virgjëreshën

Ju vërtet keni shumë punë, kështu që keni fare pak kohë për dashuri, për gjysmën tjetër dhe kjo është e turpshme. Në fakt, njohjet e reja janë të favorizuara, sidomos të enjten dhe të premten. Kush është beqar duhet të kuptojë se çfarë do: një lidhje të qëndrueshme apo një aventurë pa kufizime?

Në punë keni bërë një kërkesë dhe tashmë dikush ju është përgjigjur. Megjithatë, keni nevojë për para për shtëpinë dhe familjen tuaj. Që t’ia dilni, filloni me këtë: mos e shpërdoroni atë që keni!

Horoskopi Paolo Fox, Peshorja

Tre yje për shenjën e Peshores

Në dashuri ju është dashur të përballeni me probleme, keni vuajtur shumë, por tani doni ta harroni atë periudhë dhe të përfshiheni në njohje të reja. Mundohuni të mos jeni dyshues, duhet ta lini veten të lirë. E nga ana tjetër, miqësitë janë gjithashtu të rëndësishme.

Në punë, të mërkurën është më mirë të tregoheni të qetë dhe të kujdesshëm: ndoshta duhet të rishikoni diçka të vogël dhe të zgjidhni një problem. Edhe nëse nuk e keni krijuar ju!

Horoskopi Paolo Fox, Akrepi

Tre yje për shenjën e Akrepit

Në dashuri, e diela do të jetë vërtet intensive, ju do të doni veçse ta lini veten të shkojë pas aventurës. Megjithatë, Mërkuri është në dizavantazh me të lindurit e shenjës suaj.  Ndërkohë, jeni pak të shpërqendruar dhe keni dyshime për të shkuarën e një personi që keni takuar së fundmi.

Në punë keni vendosur të bëni vetëm atë që ju pëlqen: e doni atë që bëni, por ndoshta po kërkoni duke hedhur sytë në diçka tjetër. Kujdes me nivelin e stresit në fillimjavë!

Horoskopi Paolo Fox, Shigjetari

Katër yje për shenjën e Shigjetarit

Afërdita është në kah të kundërt, ndaj në dashuri është mirë të ruani qetësinë. Jeni paksa të frikësuar, nuk mund të lidheni plotësisht me dikë. Jeni me parimin e part-time.

Në punë, më në fund diçka po ndryshon. Dhe për mirë, pozitivisht. Konfirmime që prisni janë në prag: me pak fjalë, nuk mund të kërkoni asgjë më të mirë ndaj kështu duhet të vazhdoni rrugën tuaj!

Horoskopi Paolo Fox, Bricjapi

Katër yje për shenjën e Bricjapit

Epo, dashuria, historitë e reja janë në rrugë e sipër dhe Mërkuri është në anën tuaj, duke u pozicionuar mirë. Ndoshta do të bieni në dashuri me dikë që është person i bukur nga brenda. Vetëm se ka diçka që po anashkaloni: Ata që duan të takojnë njerëz duhet të përfshihen: të qëndrosh në shtëpi dhe të izolohesh është e kotë.

Në punë keni kaq shumë përgjegjësi dhe do ta keni të vështirë t’i bindni të gjithë që të bien dakord. Mundohuni të ruani qetësinë dhe mos humbisni më kohë!

Horoskopi Paolo Fox, Ujori

Tre yje për Ujorin

Në dashuri keni pak vështirësi, nuk kaloni dot mirë: jeni pak evaziv dhe mosbesues. Mundohuni të jeni më të sigurt, të çliroheni. Kujdes nga kontrastet me të lindurit e shenjës së Akrepit dhe Demit, veçanërisht në fundjavë.

Në punë mendoni se meritoni më shumë: jeni gjithmonë në kërkim të ideve të reja, stimujve të rinj. Dhe nuk e keni gabim. Vërtet, ndoshta duhet të vazhdoni në këtë rrugë!

Horoskopi Paolo Fox, Peshqit

Katër yje për Peshqit

Hëna është në anën tuaj, kështu që në dashuri mund të merrni një frymë lirisht. Kujdes nga histori të çuditshme, po kërkoni dikë të veçantë, por gjithsesi mirë është të jetë larg çdo stereotipi. Ditë të mbarë pritet të keni të premten.

Në punë janë gati të mbërrijnë rikonfirmime të mira dhe në fund të majit do të ketë një rivlerësim. Me pak fjalë, ju e dini se kush jeni dhe tani po e vërtetoni qartë. Kujdes me paratë, jeni tip shpenzues! /noa.al