Transmetuar më 07-04-2023, 07:25

Shqipëria

Deri në orët e mesditës vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat Bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët.

Ndërsa vranësirat do të jenë më të shpeshta në zonat malore.

Pritet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes i gjithë territori Shqiptar të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por rriten lehtësisht në mesditë duke u luhatur nga -1°C deri në 14°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Republika e Kosovës parashikohet që për gjatë gjithë 24 orëshit të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm, duke sjellë në vend alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash.

Pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme në orët e para të ditës. Ndërsa pasditja dhe orët vijuese do të sjellin kalime të pakta të vranësirave në të gjithë territorin.

Maqedonia e Veriut

Territori i Maqedonise në pjesën e parë të ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në një pjesë të mirë të vendit.

Por do të ketë edhe kalime të pakta e të përkohëshme të vranësirave. Ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes parashikohet që gradualisht vranësira të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin, por nuk pritet që të krijojnë mundësi për reshje.

Rajoni dhe Europa

Kontinentit Europian në pjesën më të madhe të tij paraqitet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë alternime kthjellimesh në Europën Jugore dhe pjesërisht në Qëndër të kontinentit.

Gjithashtu Europa Veriore do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm. Ndërsa Lindja e kontinentit do të ketë vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje dëbore.

Po ashtu me vranësira dhe reshje shiu pritet të jetë pjesërisht Qëndra e kontinentit.