Transmetuar më 02-04-2023, 22:43

podgoricë- Kryeministri shqiptar në Malin e Zi, Dritan Abazoviç, ka reaguar për fitoren e thellë të Jakov Milatoviç në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Abazoviç uron Milatoviç për zgjedhjen si "presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi", ndërsa shtoi se vendin e pret një e ardhme e ndritur.

"Fitore! Përgëzoj Jakov Milatovic për zgjedhjen si presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi! Misioni ka përfunduar. Malin e Zi e pret një e ardhme e ndritur. Do të punojmë së bashku për një shtet evropian, qytetarë dhe ekologjik!’- shkroi ai.