Transmetuar më 02-04-2023, 21:15

Itali- Aleksandër Vuçiç ka folur për marrëdhëniet mes Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

Të pranishëm në panairin e verës në Itali, së bashku me kryeministrin Rama dhe Dimitar Kovacevskin, Aleksadër Vuçiç u pyet për Kosovën dhe marrëdhënies mes tyre.

Vuçiç tha për procesin për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë se nuk duhet ta shohin me pikëpamje agresive dhe se nuk është momenti dhe as e duhur që të ketë një përplasje të dytë.

"Fakti që ekonomia është themeli real për marrëdhënie më të mirë dhe jam krenar që qytetarët shqiptarë kur vijnë pavarësisht se në ç’pjesë të Serbisë, në Beograd apo në pjesë të tjera, ndihen të sigurtë, të siguruar dhe mjaft të mirëpritur dhe më duhet të them që është thuajse e njëjta gjë, kur serbët apo qytetarët e tjerë të Serbisë, shkojnë në Shqipëri. Ndodh e njëjta gjë. Por kundërpyetja ime retorike do të ishte gjithmonë, po mirë, çfarë duhet të bëjmë?! Të luftojmë më shumë?! Të zihemi më shumë?! Të kemi më shumë përplasje?! Të bëjmë një Ukrainë tjetër apo çfarë?

Sepse shoh që ka shumë njerëz në Serbi, që do të donin të shihnin një përplasje të madhe a nuk di çfarë. Çfarë prisni nga ne?! Në qoftë se prisni nga ne që ta bëjmë këtë ngarkesë politike edhe më të madhe, edhe më të rëndë për të gjithë qytetarët serbë apo qytetarët shqiptarë?!

Unë do të bëj maksimumin tim për ta shmangur dhe besoj se dhe Edi po bën të njëjtën gjë. Kjo është ajo çfarë bëjnë njerëzit e përgjegjshëm dhe seriozë. Është e lehtë që të marrësh pikë, të fitosh pikë politike duke fyer, duke iu kthyer kryeministrit Rama sot dhe të thuhet: “Ja, ai u soll si hero! Ja tha të gjitha!”- tha Vuçiç.