Transmetuar më 19-03-2023, 14:03

Beograd- Pas përfundimit të takimit në Ohër ku u arrit marrëveshja, por pa nënshkrim mes Kosovës dhe Serbisë, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka mbajtur një fjalim para popullit serb.

Vuçiç është shprehur se nuk e ka nënshkruar aneksin për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, “sepse Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa Kosova nuk është” prandaj, sipas tij, nuk mund të arrihet një marrëveshje juridike ndërkombëtare.

I pranishëm në takimin në Ohër ka qenë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili, po ashtu, i ka komentuar si pozitive zhvillimet e së shtunës.

Takimi i Ohrit/ Kurti konfirmon marrëveshjen: Pala serbe po i ikën nënshkrimit “Askush nuk mund t’ia imponojë Serbisë obligimin për të njohur Kosovën. Serbia mund të punojë në zbatim, deri te vijat e kuqe”, ka thënë ai.

Vuçiç ka thënë një ditë më parë në Ohër se është një arritur një lloj marrëveshjeje, mirëpo nuk ka nënshkruar asgjë.

Ai ka thënë se është arritur përparim përmes një diskutimi konstruktiv.