Transmetuar më 15-03-2023, 03:13

Në thellësitë e errëta dhe me baltë të lumit Derwent të Tasmanisë, jeton specia më e pazakontë e peshqve në botë.

Në vend që të notojë, peshku që shikoni në fotot e Nicolas Remy ecën nëpër ujë duke përdorur pendët gjoksore të ngjashme me duart.

Ai fshihet në errësirë, duke pritur që gjahu të godasë karremin e tij me gëzof, i cili ndodhet nën gojën e tij.

Ngjyra e tij kremoze me njollat  kafe të errët ose portokalli janë kamuflimi perfekt në rërë duke e bërë zbulimin e tij edhe më të vështirë.

Ky peshk është specie që kërcënohet me zhdukje, pasi gjithsej janë vetëm 3 mijë të tillë në botë.

Ishte shumë e vështirë për ta fotografuar. Por fotografi francez, Nicolas Remy, ishte i vendosur për ta gjetur dhe për ta fiksuar në celuloid.

Në vitin 2022, ai udhëtoi nga Sydney, Australi dhe u zhyt në ujërat e akullta të lumit Derwent në Tazmani.

Peshku i parë ne duar që ai vuri re u zhduk me blicin e parë të aparatit të tij.

Gjithçka që kishte kapur në kamera ishte një re balte.

Ishte momenti kur Remy kuptoi se do t’i duhej të ndryshonte taktikë, por edhe teknikë.

Ai kaloi tre ditë rresht për nëntë orë çdo herë në lumë dhe arriti të notonte në një mënyrë të atillë që lëvizjet e tij të mos ngrinin rërën duke përdorur gjithashtu një dritë të veçantë. Kështu arriti të kapte peshkun me duar.

Fotografia fitoi vendin e parë në konkursin e fotografisë nënujore Ocean Art 2022, raporton noa.al.

Remy shpreson se fotot e tij do të ndihmojnë në ndriçimin e aspekteve të kësaj specieje të rrallë për të cilën shumica e njerëzve dinë – dhe kujdesen – pak. /noa.al

Fotot ©️ Nicolas Remy

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd