Transmetuar më 15-03-2023, 01:57

Një çift polako-britanik të cilët ishin prindër të shtatë fëmijëve, dëshironin të kishin edhe një të tetë, por shtatzënia e radhës rezultoi me plot pesë fëmijë të tjerë.

Nëna, Dominika Clark, lindi pesënjakë në mes të shkurtit në një spital në Krakov, në Poloninë jugore, raporton noa.al. Në foto po shikoni çiftin dhe fëmijët që sollën në jetë.

Dominika, e cila kishte sjellë në jetë shtatë fëmijë që janë nga 10 muajsh deri në 12 vjeç, tha se po ndihet "më mirë nga sa priste" pas shtatzënisë së vështirë.

"Ne donim të kishim një fëmijë të tetë, por doli të ishin më shumë", – u tha ajo gazetarëve, teksa qëndronte në maternitet me bashkëshortin e saj britanik Vince pranë saj.

Foshnjat lindën me prerje cezariane në javën e 29-të të shtatzënisë dhe u desh të vendoseshin në ventilatorë.

“Shpresojmë që të arrijmë në fundin e lumtur, që ata të jetojnë”, tha Richard Lauterbach, kreu i njësisë neonatale të spitalit.

Dominica Clark e quajti shtatzëninë e saj të shumëfishtë një "mrekulli", pasi sipas spitalit, shanset për të pasur pesënjakë janë 1 në 52 milionë.

“Meqenëse jam edhe matematikan, më pëlqejnë këto statistika. Kishim më shumë shanse për të fituar llotarinë sesa të kishim një tufë foshnjash", tha me shaka nëna e 12 fëmijëve.

Por tri ditë pas lindjes, erdhi tragjedia sepse Henry James, i pesti nga dy djemtë dhe tre vajzat e lindura me prerje cezariane, ndërroi jetë në maternitet. /noa.al