Transmetuar më 25-02-2023, 23:20

KOSOVË- Merret një nismë me rëndësi në Kosovë.

Nxënësit në shkolla nuk do të mbajnë më në shpinë çantat e rënda. Kjo falë një nisme të ndërmarrë për fëmijët e ciklit të ulët.

Komuna e Prishtinës ka filluar të vendosë dollapët prej metali në shkollat e kryeqytetit, ndërkohë që, synon që brenda mandatit katërvjeçar të përfshijë të gjitha shkollat.

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati ka thënë për KosovaPress, se këta dollapë do të jenë mjaft efektivë për nxënësit dhe se ata nuk kanë më nevojë që t’i marrin me vete çantat.

“Komuna ka investuar në cilësinë e dollapëve, të cilët janë metalikë dhe mbyllen me çelës dhe kostoja e tyre është më e lartë se dollapët e tjerë,”- tha Musmurati.