Transmetuar më 05-02-2023, 10:01

Përgatiti: noa.al

Lëkura e fytyrës është një prej zonave më delikate, për shkak se është e ekspozuar gjatë gjithë kohës ndaj agjentëve atmosferikë.

Një maskë ideale për trajtimin është ajo me mollë dhe vaj ulliri.

Gjithë çfarë duhet të bëni është që të grini imët në rende ose në blender një kokërr mollë të qëruar dhe një lugë vaj ulliri.

Kujdesuni që të jetë vaj cilësor dhe mollë jo omgj.

Përziejini mirë këta përbërës deri sa të krijohet një masë kremoze dhe më tej aplikojeni në fytyrë.

Lëreni të veprojë për afro 15 minuta dhe më tej shpëlajeni me ujë të bollshëm të vakët.

Një maskë të tillë aplikojeni një herë në javë dhe do të shihni se si lëkura juaj do të jetë e lëmuar dhe plot shkëlqim. /a.y/noa.al