Transmetuar më 20-01-2023, 08:49

Duam apo nuk duam, shpesh vaktet tona, janë të mbushura me ushqim dhe pije sepse shpesh është e pashmangshme që të mos tundohesh e të konsumosh.

Pikërisht ky faktor ka bërë që sidomos në dimër të shtojmë peshë.

Sondazhet evidentojnë se gjatë javëve të ftohta të janarit kemi rreth tre kilogramë më shumë peshë në trupin tonë.

Kjo vjen pikërisht nga tri faktorë: Ushqim me tepri dhe shumëllojshmëri, pije nga më të ndryshmet dhe periudhë pushimi e relaksi për shkak të festave që kaluan.

Për të hequr këto kilet e tepërta që hiç nuk duam t’i kemi, ka një zgjidhje që shërben si çelës për të mposhtur pasivitetin e ndjekur nga mbiushqimi.

Duhet bërë detoksifikim i trupit.

Asgjë e komplikuar.

Asnjë vizitë mjekësore.

Thjesht, trupi ka konsumuar shumë yndyrna dhe lëngje të ndryshme dhe ka nevojë që të detoksifikohet.

Për ta bërë këtë, duhet të nisni një periudhë disaditore detoksifikimi.

Konsumoni ushqime që kanë pak kalori, por të pasura në ujë, vitamina dhe kripëra minerale

Shtoni zarzavatet.

Shmangni ëmbëlsirat.

I thoni mirupafshim për disa ditë mishit dhe qofteve e sallamrave.

Pini ujë dhe vetëm ujë.

Konsumoni agrume sepse kanë vitaminë C, por edhe kivi e dardha. Sepse kanë edhe kalium e fosfor që përmirësojnë aktivitetin intestinal.

Kini parasysh të konsumoni fruta dhe perime të freskëta që janë të stinës.

Lind pyetja?

A mund ta përballoj kalimin nga një ekstrem në tjetrin?

Ka një përgjigje dhe për këtë.

E rëndësishme është që të ngopeni.

Për këtë, në ndihmë ju vjen spinaqi. I përgatitur si sallatë, mundësisht gjethevogël, por edhe gjellë, i zier apo kimà, ai të krijon ndjesinë e ngopjes për disa orë.

Karota gjithashtu, e pasur me vitaminën A, si dhe finoku, janë të rekomandueshme në këtë periudhë. Nuk duhet të heqim dorë edhe nga orizi, mishi i pulës, por edhe supat, veçanërisht me bishtajore.

E mos harroni diçka tjetër shumë të rëndësishme këtu:

Trurit, i duhen 10 deri 15 minuta që të reagojë dhe të marrë ndjesinë e ngopjes.

Ndaj kur nuk jeni të ngopur, prisni një çerek ore derisa truri të bindet se jemi të ngopur e të mos kërkojë më që të mbllaçitim ende. /noa.al/