Transmetuar më 04-01-2023, 17:57

Sfida e çdo prindi është si ta bëjë fëmijën që të flejë shpejt, pra në orar, por duhet pranuar se edhe kjo është një "punë" më vete.

Këshillohet që fëmijët nga 6 deri në 10 vjeç të flenë rreth 10 orë gjumë natën e për rrjedhojë ora 21 duhet t’i gjejë në gjumë. E për moshat e mitura më pas mjaftojnë 9 orë.

Ka disa mënyra për ata prindër që janë pak të paduruar.

Përdorni një batanije, duke e lidhur përreth fëmijës tuaj.

Kjo metodë mbron fëmijët nga frika, që shkaktohet vitin e parë pas lindjes, ku ata kanë ndjesinë e rënies së lirë si dhe në moshën 4 deri 10 vjeç kur mund të shohin ëndrra të ndryshme.

Mësojini se kur është dita e kur nata.

Kjo arrihet duke përdorur shumë dritë gjatë ditës, kohën kur qëndron zgjuar dhe natën të jetë errësirë që të kuptojë se duhet të flejë.

Para gjumit lajeni fëmijën.

Ashtu si për të rriturit edhe fëmija qetësohet kur bën një dush para gjumit. Kjo e sinjalizon se erdhi fundi i një dite të bukur.

Rregulloni temperaturën e dhomës.

Temperatura optimale e dhomës në kohën e gjumit varion 20-25 gradë. Disa thonë se 21 gradë është optimale, por edhe 23 është në rregull.

Mbajtja konstante e temperaturës së dhomës bën që fëmija të bjerë më gjumë më shpejt.

Lexojini diçka.

Duke u lexuar një libër apo duke u treguar një përrallë a tregim, ose dhe ndonjë histori, mund të mësoni fëmijën tuaj se kur është koha e gjumit. Fëmija do të shijojë edhe një tjetër zbavitje të këndshme para se të flejë. /noa.al