Transmetuar më 01-01-2023, 15:54

Ushqimi i pakontrolluar dhe dëshira për të ngrënë shoqërohen pothuajse gjithnjë me një shtim të peshës trupore duke kaluar në obezitet.

Megjithatë, ata që konsumojnë kafe, por edhe çaj, marrin një lajm të mirë sepse shëndoshja e tyre ndalet veçanërisht duke bërë që trupi të mos shndërrohet në një mbipeshë të pandalshme, pasi ka një substancë që e ndalon këtë.

Studimet e kryera nxorën në pah se kafeja dhe kafeina që ndodhet në të, mund të konsiderohet fare mirë një agjent anti-obezitet, pasi substanca e pranishme tek çaji dhe kafeja, limiton shtimin e peshës.

Studimi u krye nga Universiteti i Illinois në SHBA dhe u publikua në revistën shkencore ‘Journal of Functional Foods’.

Studimi përfshiu survejimin e ushqimit që përfshinte produkte me yndyrë, karbohidrate dhe proteina. Shoqërimi i kësaj diete ushqimoteme kafe dhe çaj, deri në katër filxhanë në ditë, evidenton se masa dhjamore në trup reduktohet me 22 për qind. /noa.al