Transmetuar më 30-12-2022, 09:56

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike e ndodhur në Itali, ku një 20-vjeçar shqiptar vrau veten.

Mësohet se viktima është Aldo Latifaj, i cili ishte arrestuar për dëmtim të pronës private. Ai kishte mbetur i vetëm në qeli, pasi të burgosurit e tjerë ishin larguar, duke përdorur lejen sociale.

Latifaj ka përdorur çarçafin e shtratit të tij si armën e vrasjes, teksa e ka kaluar rreth qafës, duke e shtrënguar, deri sa ka mbetur pa ndjenja. Policët e gjetën të shtrirë pa ndjenja rreth orës 20:00, mbrëmjen e djeshme, dhe menjëherë e nisën për në spital, ku mbërriti me shenja jete.

Megjithatë, mjekët nuk arritën që ta mbajnë në jetë të riun. Nuk dihet ende se cila ka qenë arsyeja e këtij akti të rëndë, pasi Latifaj nuk rrezikonte një dënim të rëndë dhe nuk pritej të kalonte shumë kohë në burg.