
PRAGË- Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Me anë të një postimi në Twitter, Presidenca çeke e Bashkimit Evropian ka theksuar se ky hap është bërë para miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së.
“Ambasadorët e BE-së kanë aprovuar tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën përpara miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së. Presidenca çeke e Bashkimit Europian e çon Kosovën një hap më tej në rrugën e saj europiane”, thuhet në njoftim.
Më 30 nëntor, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ishin pajtuar për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian. Vendimi për lëvizje pa viza do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se 1 janar 2024.
#COREPERII | ✅ EU ambassadors approved the compromise text on #visa liberalisation for #Kosovo ahead of final adoption by @EUCouncil. #EU2022CZ brings Kosovo one step further on its European path. pic.twitter.com/9xHZFidj3N
— EU2022_CZ (@EU2022_CZ) December 20, 2022