Transmetuar më 09-12-2022, 23:27

Çifti i parë që hapi garën e sotme në Dancing with the Stars ishte Arditi dhe Jora. Ata kërcyen nën tingujt e këngës së Elvana Gjatës, “Disco”.

Pas përfundimit të kërcimit mesa duket komentet e jurisë nuk u pritën aspak mirë nga Arditi.

Mendoj që në këto moment të lojës ku jemi është mëse e drejtë të gjykoni me një standard dhe jo me dy standarde. Me kaq besoj se i kam thënë të gjitha.

Më pas në ‘Gold Room’ vijoi diskutimi ku Arditi shtoi se:

Mendoj që u shpreha qartë, e kam thënë edhe në klip dhe do vazhdoj ta them derisa ta shikoj të zbatuar. Mendoj që këtu po gjykohet me standarde të dyfishta sepse për të njëjtat disiplina në konkurrentë të ndryshëm shihen gjëra të ndryshme, vlerësohet sipas pritshmërive që kanë për secilin prej konkurrentëve dhe kjo nuk është e drejtë. Në fund të ditës nëse dikush ka më shumë pritshmëri për mua nuk mund të më vlerësojë më pak dhe ndërkohë për dikë që ka më pak pritshmëri e vlerëson më shumë thjesht sepse aq ka dhe aq jep. Kjo nuk është normale sepse jemi në javën e dhjetë. E kam për të gjithë jurinë përveç Elvanës (qesh).