Transmetuar më 19-11-2022, 20:57

Denisa Demaj habiti me deklaratën e saj në “S’e Luan Topi”, për sa i përket jetës së saj private.

Ajo tha se tashmë është e dashuruar dhe se e njëjta gjë do të vazhdojë për përgjithmonë.

“Në momentet që unë e dua dikë e dashuroj për gjithmonë. Në këto momente dashuroj dikë, që do të thotë se është përgjithmonë”, tha Denisa.

Pavarësisht pyetjeve të moderatores, artistja nuk dha më shumë detaje në lidhje me zyrtarizimin e lidhjes dhe se kush është personi, shkruan TCH.

Denisa Demaj nuk ka marrë deri më tani asnjë propozim nga partneri i saj, pas të cilit shprehet se është shumë e dashuruar.