Transmetuar më 02-11-2022, 23:41

Dhunimi i të moshurës në Pejë ka shokuar mbarë opinionin publik. Të shumtë ishin personazhet publikë që reaguan pas videos që bëri bujë në media, ku shihej një punonjëse duke i gjuajtur me shpulla të moshuarës ndërsa disa të tjera qeshnin dhe filmonin.

Përmes një postimi në rrjete sociale, reperi i njohur Mozzik thotë se do të ofrojë mbështetje financiare për familjarët, duke ofruar ndihmën e avokimit për rastin në fjalë.

“PSE E KQYRA KËTË VIDEO? Refuzoj të flas sot do e lë tërë ditën e javën të flas kjo video e tmerrshme! E more Zot i madh kursena durimin e runa mendjen! PUBLIKISHT familjarëve të moshuarës le të më lajmërohen nëse kanë nevojë për pagesa për një avokat ! Nuk e di…thjeshtë po i kursej fjalët! (fytyrën e të moshuarës e mbulova)”, ka shkruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Gramoz Aliu.