Transmetuar më 26-10-2022, 23:39

Tashmë Luana Vjollca do t’i rikthehet ekranit. Prezantuesja e njohur ka bërë së fundmi me dije se emisioni i saj do të nisë tanimë dhe ka zbuluar datën dhe orën.

Luana na ka bërë me dije se programi i saj do të nisë nga 6 nëntori.

Ndër të tjera, Luana zbuloi se lojërat do të jenë padiskutim pjesë e këtij programi.

“Jemi gatiii! “Zemër Luana” vjen zyrtarisht çdo të diel ora 21:00 nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës, në Tv Klan. Në cilën datë fillojmë? Shihni filmin tonë për ta mësuar!”-shkruhet në profilin e emisionit.

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Më herët, ajo publikoi disa foto në rrjetin social Instagram, ku shkroi se tashmë është bërë me shtëpi të re.

Ajo bëri me dije se tashmë ka shtëpinë e saj në Kosovë.

Postimi i Luanës: “U bera me shtepi ne Kosoven time ❤Zgjodha ta kem ne nje zone malore, me ajer te paster, per te shijuar boren e malet e bukura te Kosoves sa here qe kam nevoje te shkeputem nga smogu i qytetit! @kompleksiallegro 👏🏻 #NewHome”.

Ndërkohë, lëvizjen e saj për te “Tv Klan”, ajo e njoftoi në ditën e saj të lindjes.

“Përherë dëshiroj që në ditën time të lindjes dhuratën t’jua bëj unë. E lumtur ta ndaj me ju që rikthehem aty ku përkas, në skenë, në ekranin gjigand të TV Klan për t’u takuar së bashku primetime me atë që jam e bindur do të jetë programi juaj i preferuar sërish! Ju jeni arsyeja dhe motivimi im, secili prej jush që më ka kërkuar vazhdimisht të rikthehem, uroj t’jua shpërblej”, shkroi Luana në Instagram.