Transmetuar më 26-10-2022, 23:13

Këngëtarja e njohur, Fifi, ka reaguar ashpër pas publikimit të videos promovuese të “Big Brother Vip 2”, ku shfaqej momenti kur asaj i binte të fikët.

Kjo ka prekur emocionalisht këngëtaren, e cila në një vieo të postuar në Instastory i drejtohet Lori Hoxhës dhe Top Channel, duke i thënë se përse po i shkatërrojnë jetën dhe zgjedhin momente ku ajo del keq në sy të publikut, por këngëtarja më pas e ka fshirë videon.

“Kaq shumë jeni kënaqur me faktin që Fifi po del keq në publik dhe me ja ul pikët si njëri, si artiste, me rrëzu përtokë, mos të jetë e lumtur. Me ja nis me i shti njerëzit me fol për mua prapë prej fillimit, me më sha dhe me hangër m*t për mua… Tash ka me ja nis prapë njerëzit me fol për mua negativisht. Faleminderit shumë për gjithçka Top Channel. Faleminderit edhe për 4 vjet që më keni dhënë bukë për të ngrënë, faleminderit që po ma shkatërroni jetën, faleminderit që nuk po ma lini të harrojë një skenë shumë të rëndë për mua dhe familjen time”, shprehet ajo.