Transmetuar më 15-10-2022, 23:23

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka përshkruar me vetëm një fjalë disa prej personazheve të politikës në Shqipëri. I ftuar në ‘Why not’, Berisha u vu përballë disa personave, të cilëve duhet tu vinte një epitet. Për deputetin Lulzim Basha, Berisha tha se ai s’ishte gjë tjetër veçse një aksident. Grida Duma, sipas Berishës, pot ë kishte një emër të dytë do të quhej Nora e Kelmendit. Ilir Meta për Berishën është trim, ndërsa për dy zonja socialiste Elisa Spiropali dhe Belinda Balluku, Berisha ka vënë përkatësisht epitetet ‘vetësakrifica’ dhe ‘Miss hedonizmi’.

Pjesë nga biseda:

Roza Lati: Nga kampi i opozitës, përshkruaj vetëm me një fjalë zotin Lulzim Basha.

Sali Berisha: Aksident, e thashë.

Roza Lati: Vetëm një fjalë për Grida Dumën.

Sali Berisha: Po të kishte një emër të dytë, do të quhej Nora e Kelmendit. Me përgjigjen epike dhe jashtëzakonisht të merituar që i dha Edi Ramës në Parlament pasi ai përdori një gjuhë që kurrë nuk mund ta përdorte. Grida i dha përgjigjen më të merituar atij. Pavarësisht se të kërkosh burrëri tek ai që nuk e ka, nuk ka asgjë në kuptimin e integritetit.

Roza Lati: Mund ta përsërisni atë që zonja Grida Duma i tha kryeministrit

Sali Berisha: Grida i tha pak a shumë se traktin tretës e ke në tru dhe ai sa herë del atje të gjithë shqiptarët e shohin me këtë anomali anatomike

Roza Lati: Vetëm me një fjalë zotin Ilir Meta.

Sali Berisha: Trim, padiskutim, një trim.

Roza Lati: Elisa Spiropali.

Sali Berisha: Elisa, vetësakrifica. Sakrifikon veten për hiçin.

Roza Lati: Zoti Taulant Balla.

Sali Berisha: E ka Bego, Sharra, i ka mbiemrat e vetë ai. Ia ka vendos vetë mbiemrin vetes ai.

Roza Lati: Kemi zonjën Belinda Balluku.

Sali Berisha: Në variantin më të njerëzishëm, do thoja miss hedonizmin, mos t’i thoja miss bifteku. Në Parlament është tjetër, këtu nuk mund ta përdor emisionin si Parlamentin.