Transmetuar më 15-10-2022, 23:18

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar se si e ka njohur bashkëshorten e tij, Liri Berisha. I ftuar në "Why not", Berisha tha se e shoqja, ‘Lili’ siç e thërret ai, ka qenë studentja e tij në kohën që janë njohur dhe se kryedemokrati i jepte leksione në universitet. Gjëja e parë që e ka tërhequr, siç tregon vetë Berisha ka qenë shikimi i parë dhe zëri i Liries gjithashtu.

"Unë Lilin e kam njohur studente, por nuk i jepja seminare, por leksione. Kjo ishte një gje pozitive pasi nuk përbënte problem për një pedagog, nuk ishte presion ndaj një studenteje sepse kur i jep seminar ashtu konsiderohet. A ka të bëjë vështrimi i parë? Sigurisht që ka të bëjë, aty nisin ëndrrat, ëndrrat për të vijuar më tej. Në ndjenja ekziston diçka mistike, përpiqen biologë e neuroshkenca që ta shpjegojë këtë gjë, por përveç atyre duhet të ketë dhe diçka qiellore në magjinë e shikimit dhe të zërit. Dhe zëri ka magjinë e tij,"- tha Berisha.