Transmetuar më 01-10-2022, 23:49

Bora Zemani dhe Donald Veshaj treguan për herë të parë se si janë pajtuar me njëri-tjetrin sonte në “Më lër të flas”.

Donaldi tregoi se fillimisht i ka shkruar Semit që ta ndihmonte. Dyshja zbuluan në studio dhe mesazhet e para që kanë shkëmbyer.

Donaldi: Me shumë telefonata ndaj Semit si fillim se më vinte zor t’i shkruaja Borës. Nuk dija se çfarë t’i shkruaja. I thoja Semit ti je oficeri im. E takova 4-5 herë Semin dhe më këshillonte deri sa më tha shkruaji vetë. Mesazhi i parë që i dërgova ishte “Dua të të shkruaj po nuk e di çfarë të them”.

Bora: Ti më kërkoje për të më takuar, unë të thoja nuk të takoj. Ti më thoje “më tako sa për të më dëgjuar, pastaj po deshe më helmo.”