Transmetuar më 01-10-2022, 23:33

Lojtari shqiptar, Nedim bajrami, ka shënuar gol spektakolar kundër Milanit, në ndeshjen që po luhet në Castellani. Mesfushori shqiptar godet saktë nga goditja e dënimit, duke mposhtur Tatarusanu.

Mesfushori kuqezi sa vjen e konfirmohet në Castellani. Ky është edicioni i tij i 3-të me Empolin, pas disa sezonesh me fanellën e Grasshopers.Në vitin e fundit futbollistit, Bajrami mbante “çelësat” e mesfushës për plot 35 ndeshje. Trajneri i Empolit, Zanetti ka besim të plotë te ai, me lojtarin e Përfaqësueses shqiptare që gjithmonë e ka shpërblyer me atë çka ka dhënë në fushën e lojës.

Megjithatë Milan ka shënuar 3 herë dhe e ka bërë të pavlefshëm këtë gol për t’i dhuruar pikë skuadrës së tij.