Transmetuar më 01-10-2022, 11:39

Kina feston me solemnitet 73 vjetorin e themelimit të Republikës

Në mëngjesin e 1 tetorit u mbajt në sheshin Tiananmen në Pekin ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar të Kinës për të festuar 73-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Gjithashtu u organizua edhe një pritje me këtë rast në të cilën mori pjesë Presidenti Xi Jinping dhe drejtues të lartë të shtetit.

Kryeministri Li Keqiang, duke folur në ceremoni, theksoi rëndësinë e stabilizimit të bazave ekonomike për të garantuar funksionimin e subjekteve të tregut dhe sigurinë në punësim dhe nevojat bazë të jetesës.

Li tha se reforma dhe hapja është politika themelore shtetërore e Kinës. Ai bëri thirrje për një nivel të lartë hapjeje ndaj botës së jashtme, përpjekje për të stabilizuar tregtinë e jashtme dhe investimet e huaja dhe thellimin e bashkëpunimit shumëpalësh ekonomik dhe tregtar, në mënyrë që Kina të jetë gjithmonë një pikë e nxehtë e investimeve të huaja dhe zhvillimit të favorshëm.

"Kina do të konsolidojë rezultatet e çrrënjosjes së varfërisë, do të rivendosë siç duhet dhe do të ofrojë ndihmë për njerëzit e prekur nga fatkeqësitë, do të sigurojë bazën e jetesës të njerëzve në vështirësi dhe do të punojë në çështje praktike si arsimi, kujdesi mjekësor dhe ai për të moshuarit, duke përmirësuar vazhdimisht mirëqenien e njerëzve.

Kina i përmbahet rrugës së zhvillimit paqësor dhe promovimit të ndërtimit të një komuniteti me një të ardhme të përbashkët", – shtoi ai.