Transmetuar më 30-09-2022, 09:24

Diletta Leotta prej vitesh është “markë” e televizionit DAZN, për të cilin mbulon Serie A dhe ngjarje nga fusha. Megjithatë, këtë herë ajo ka qenë e ftuar në një emision argëtues.

Një koleg i ka punuar një rreng, teksa Diletta ka përfunduar e lagur me ujë (në fakt, gazetares sportive i kanë hedhur një lëndë ngjitëse mbi trup). Ajo çohet nga vendi ku ishte ulur dhe duke u përpjekur të spërkaste edhe të tjerët, Diletta ka rrëshqitur dhe është rrëzuar në mes të skenës. Ajo rrëshqiti dhe ra në studio në një pozicion provokues, por e kaloi gjithçka duke buzëqeshur. Fatmirësisht nuk pësoi ndonjë lëndim, në fund edhe vetë qeshi me rënien e saj, të cilën e pa e gjithë Italia dhe e gjithë bota.

Videoja u përhap më pas në rrjetet sociale dhe u bë “hit” i vërtetë. Lidhja e trazuar e saj me Can Yaman ka marrë fund prej disa kohësh dhe sot Diletta duket se ka gjetur qetësinë e të gjitha kohërave. Ajo ka zyrtarizuar më në fund fejesën me Giacomo Cavalli.

https://twitter.com/dea_channel/status/1574389207509999618?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1574389207509999618%7Ctwgr%5Edc6970a6d9d8b93650b9657afd1bf0c520061fa5%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fsportpress.al%2Fmoment-i-sikletshem-diletta-leota-rrezohet-gjate-emisionit-ne-mes-te-studios-video%2F

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd