Transmetuar më 27-09-2022, 23:39

Tiranë- Noizy festoi sot ditëlindjen. Reperi mbush 36 vjeç dhe kjo ditëlindje e ka gjetur me plot suksese për të festuar. Në mesnatë surpriza e parë i ka ardhur nga miku i tij, aktori i njohur Blerim Destani.

Ky i fundit është përkujdesur për një surprizë që Noizyn e ka bërë të qeshë me lot. Në restorantin ku darkonin, në vend të tortes së ditëlindjes, me fishekzjarre, Noizyt i ka ardhur një kombinim ‘interesant’ frutash shoqëruar me mbishkrimin “Urime ditëlindjen” në anglisht.

Reagimin e Noizyt e ka ndarë vetë Blerimi shoqëruar me plot të qeshura. Foto që shihni nuk duan koment!