Transmetuar më 27-09-2022, 10:56

TIRANË- ‘Festivali i Këngës’ duket se ka krijuar një rivalitet mes dy këngëtarëve dhe miqve, Ronela Hajati dhe Alban Ramosajt. Ka qënë moderatori Ardit Gjebrea ai i cili ka zbuluar se dyshja mund të jenë protagonistë të emisionit ‘Shihemi në gjyq’. Ai ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, një foto të dy këngëtarëve së bashku krahas së cilës shkruan: “Gati për Shihemi në Gjyq??? Apo mos është efekti i dashurisë magjike”, shoqëruar me emoji të qeshurash.

Gjithashtu nuk ka munguar as komenti i Eni Çobanit, e cila shkruan se do të ishte “një seancë nga ato që nuk harrohen.”

Fotoja dhe përshkrimi mund të jenë një shaka nga Arditi mirëpo gjithçka mund të pritet, duke qënë se në atë emision, të drejtuar nga Eni Çobani, ishin edhe këngëtarët, Silva Gunbardhi dhe Mandi Nishtulla.