Transmetuar më 26-09-2022, 12:09

"Monopatinat? Janë mjete jopraktike për të lëvizur nëpër qytet. A nuk do të ishte më mirë të ndaheshin fonde për të stimuluar udhëtimin me skuterë? Janë më të dobishëm, në shumicën e rasteve prodhohen nga kompani të rëndësishme dhe gjithashtu ato italiane, të cilat do të përfitonin nga kjo".

Giorgia Meloni, kryetarja e “Fratelli d’Italia” dhe kryeministrja e ardhshme italiane, foli kështu shumë kohë më parë, me rastin e një interviste të fokusuar te ndihmat që qeveria po niste për të mbështetur kompanitë ose në përgjithësi ekonominë.

Një propozim apo një shpresë që shumëkush, në radhë të parë FMN dhe ANCMA, do të donin ta aplikonin edhe në mbështetje të një sektori, atë të dy rrotakëve, i cili aktualisht po përballet me vështirësi prek krizës.

“Motoçikletat, në këtë rast skuterët, janë sot mjetet më të përshtatshme për periudhën që jetojmë. Përveçse favorizojnë dekongjestionin e trafikut, ofrojnë edhe distancim adekuat social, duke shmangur grumbullimet e rrezikshme në transportin publik”, – pati thënë Meloni, e cila vetë udhëtonte brenda kryeqytetit me një skuter.

Tashmë që do të jetë në krye të qeverisë italiane, diçka mund të lëvizë, dhe në mënyrë efektive, në këtë drejtim.