Transmetuar më 21-09-2022, 10:56

Sigurisht që nuk është sekret që mbreti i ri i Anglisë, Charles III, ka një pasion të madh për makinat. Gjatë pritjes së tij të gjatë si trashëgimtar, ai nuk e fshehu kurrë faktin që mblodhi dhe zotëronte disa makina dhe i përkëdhelte me kujdes. Midis tyre ishin makina elektrike, si Tesla Model S. Por e preferuara e tij është një Aston Martin DB6 e pazakontë.

Kjo është një makinë që mbreti i ri e drejton prej mbi 50 vitesh, me synimin për ta bërë atë më të gjelbër, siç tha Carlo në një intervistë të publikuar pak kohë më parë, duke konfirmuar pasionin e tij të madh ekologjik, si dhe atë për katër rrotat.

Ne e kishim kundruar Princin Charles deri dje si një adhurues të madh të makinave elektrike. Gjatë një interviste për BBC, ai zbuloi kthesën e çuditshme që ka marrë pasioni i tij ekologjik. Duke folur për “Aston Martin DB6”, makinë që ish-trashëgimtari i fronit të Anglisë, tashmë mbret, e ka drejtuar për më shumë se 50 vite.

Gjatë intervistës, mbajtur në Balmoral, Charles III komentoi protestat e fundit të aktivistëve të klimës, duke konfirmuar angazhimin e tij ndaj nismave që synojnë mbrojtjen e mjedisit. Ndër to spikasin edhe ndryshimet e bëra në stilin e jetës së tij, për të reduktuar ndikimin mjedisor. Për shembull, ai mori vendimin për ta kthyer Aston Martin e tij në një lloj të ri furnizimi me energji elektrike.

Një metodë që Carlo III e përshkroi si një sistem të bazuar në "tepricat e verës së bardhë angleze dhe mbetjet nga përpunimi i djathit". Kjo metodë, realisht e ka thjeshtuar bukur karburantin E85, i cili është një përzierje e përbërë nga 85% bioetanol dhe 15% benzinë ​​pa plumb. Po çfarë lidhje kanë vera dhe djathi me të?

Ndër mënyrat e ndryshme për të marrë bioetanol është nga vera dhe alkooli i nxjerrë nga hirra e fermentuar. Megjithatë, pas fjalëve të tij, jo të gjithë u pajtuan. Kjo zgjidhje, sipas disa ekspertëve, nuk mund të zbatohet në shkallë të gjerë. Në fakt ka mendime kontradiktore për biokarburantet dhe për ndikimin afatgjatë që do të kishin në shpyllëzimin dhe ndryshimin e përdorimit të tokës.