Transmetuar më 16-09-2022, 10:27

Tiranë- Lideri historik i PS, Fatos Nano, mbush 70-vjeç.

Kryeministri Edi Rama ka uruar për 70-vjetorin e lindjes, kryetarin e parë të Partisë Socialiste, Fatos Nanon.

Në një postim në rrjete sociale, Rama i uron shëndet teksa shton se PS do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tij.

“Edhe 100 kryetari ynë dhe vetëm përpara, me shëndet, humor e harmoni në familjen tënde, po edhe me punë të mira e të tjera fitore në këtë familjen e përbashkët politike, që do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tua”, shkruan Rama.