Transmetuar më 09-09-2022, 21:18

Greqi- Adoleshentja 15-vjeçare shkelmon macen, por e pëson keq duke u gjobitur rëndë.

Sipas informacioneve të ekriti.gr, studentja 15-vjeçare, e cila u identifikua nga policia dhe u thirr për të kërkuar falje, është gjobitur me 5 mijë euro.

Në një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale, e mitura shihet duke iu afruar fillimisht koteles, e mban në duar dhe më pas e ul poshtë.

Në momentin që e ul e shkelmon fort dhe 4 macja fluturon në ajër. Ndonëse kafsha nuk pësoi gjë, veprimi i adoleshentes u ndëshkua rëndë.