Transmetuar më 26-08-2022, 21:48

Një grua ka folur për jetën e saj të pazakontë sek.suale, duke thënë se i dashuri i saj ka deri në 100 ereksione në ditë dhe kjo po e lodh atë.

Vikki Brown, 31 vjeçe dhe Lucas Martins, 39 vjeç që shihni në foto, u takuan rastësisht në një radhë supermarketi Morrisons dhe që atëherë kanë shijuar një marrëdhënie pasionante, citon noa.al, britaniken Metro.

Por Vikki thotë se ereksionet e partnerit të saj janë aq të shpeshta sa mund të ndodhin në çdo kohë, si në një dyqan apo kur ulen për një kafe.

Lucas madje shkoi te një mjek për këtë, por iu tha se nuk ishte një çështje mjekësore.

I riu me ngjyrë thotë se kurrë nuk e ka përjetuar këtë përpara se të takonte Vikki-n, dhe "fajëson" atë për çka po ndodh.

Ajo mjaft që të më shikojë dhe të më flasë dhe unë direkt kaloj në ereksion”, tha ai dhe shtoi:

"Kur jemi në shtrat, e nis gjumin me ereksion dhe zgjohem po ashtu. Ajo më duket si një mollë e ndalueme dhe mua më lind dëshirë e çmendur ta "ha" duke u erektuar gjithë kohës".

Vikki tha se ai "ka besuar gjithmonë në marrëdhënie të mira me femrat dhe e sheh atë si gruan e tij të ardhshme".

Ndërsa pohon se e di që ai e do, thekson se ereksionet e tij të pafundme e kanë çmendur dhe lodhur. Ka shkuar deri aty sa ajo nuk bën dot punët në shtëpi e as të shkojë në takime pune apo pazar.

Në këto kushte vendosi të hetojnë të ndarë që siç thotë ajo, të mund të marrë frymë.

Tani Vikki, e cila u takua me Lucas gjatë karantinës në vitin 2020, dëshiron të dijë nëse kjo është diçka që njerëz të tjerë po e përjetojnë edhe ata si post kovid apo jo.

“Është e tmerrshme, në çdo vend ku ndodhemi – ne mund të bëjmë një bisedë të përditshme krejtësisht normale, si psh “a shkojmë në mal fundjavën tjetër” dhe ai nis të ketë ereksion.

"Unë mund të zbres shkallët dhe të kaloj pranë derës së dhomës ku gjendet ai de kjo ende ndodh."

Lucas, i cili punon në menaxhim, tha: "Duket se është e natyrshme kjo që po më ndodh, sepse kam një grua të mrekullueshme pranë meje – ajo është një perëndeshë. Pas një viti kur shumica e çifteve do të vdisnin, muaj e vite kalojnë dhe ne bëhemi më të uritur për njëri-tjetrin.

"Kjo është se si ajo më bën të ndihem, nuk e kam përjetuar kurrë më parë se si më bën të ndihem, trupat tanë janë kaq të lidhur dhe kjo është kaq e paparë", thotë ai. /noa.al