Transmetuar më 27-08-2022, 08:00

Me sa duket, personalizimi i makinës nuk është kurrë i tepërt. Kështu doli Bugatti W16 Mistral i ri në "Monterey Car Week".

Çmimi i tij yjor (rreth 5 milionë euro) dhe prodhimi i kufizuar (vetëm 99 njësi, tashmë të shitura, porosi që priten në vitin 2024) do të mjaftonin për të tërhequr vëmendjen.

Nëse shtoni më pas performancën e jashtëzakonshme, 1600 kf…; por kjo nuk është e gjitha. Mes shumë detajeve që e përbëjnë, është një që nuk mund të mos vihet re: kutia e shpejtësisë (marsheve) me një elefant të vendosur brenda saj.

Jo të gjithë e dinë se ai elefant ka një kuptim specifik në historinë e Bugatti. Ai u shfaq për herë të parë në ikonën "Bugatti Type 41 Royale" të vitit 1926, si një nderim për një skulpturë prej bronzi të bërë nga Rembrandt Bugatti, vëllai i Ettore, i cili kreu vetëvrasje në vitin 1916.

Shkurtimisht, një lloj nderimi për traditën e tij, siç kishte ndodhur në vitin 2014 me Veyron 16.4 Grand Sport Vitesse "Rembrandt Bugatti". Ky Bugatti i veçantë është interpretimi më i fundit i motorit W16 (parë për herë të parë më 2005 në Veyron).

Këtu ai paraqitet në versionin 1600 kf. Është gjithashtu makina e fundit e prodhuesit francez që përdor jo vetëm këtë motor, por në përgjithësi një motor endotermik benzine.