Transmetuar më 20-08-2022, 06:17

Planeti i veprimit, Marsi, hyn në shenjën logjike të ajrit, Binjakët, sot në orën 09:56 të mëngjesit, duke frymëzuar zgjuarsinë tonë dhe ndoshta duke sjellë një përmirësim në komunikim.

Kjo mund të jetë një kohë emocionuese për negociata, veçanërisht pasi hëna tek Binjakët përzihet me Venusin në Luan në orën 11:09 të mëngjesit, duke na inkurajuar të diskutojmë atë që është e vlefshme dhe e rëndësishme, thotë astrologia e njohur e VICE, Annabel Gat në horoskopin e ditës së sotme që ju sjell noa.al:

Dashi: 20 Mars 2022 – 19 Prill 2022

Planeti juaj sundues Marsi, hyn te Binjakët sot, duke ringjallur pjesën e komunikimit tek ju! Kjo mund të jetë një kohë e ngarkuar për kërkime, diskutime dhe dokumente. Ju mund të jeni duke ndërmarrë veprime drejt një qëllimi ose rreth një problemi në zonën tuaj.

Demi: 19 prill 2022 – 20 maj 2022

Adresimi i çështjeve financiare dhe rritja e pasurisë mund të jenë objektiva sot në mendjen tuaj ndërsa Marsi hyn tek Binjakët. Hëna tek Binjakët lidhet me planetin tuaj në pushtet, Venusin, aktualisht tek Luani, gjë që mund t’ju gjejë të fokusuar në përmirësimin e gjërave në shtëpisë tuaj.

Binjakët: 20 maj 2022 – 21 qershor 2022

Marsi hyn në shenjën tuaj sot, Binjakë: Mund të ndjeni një shpërthim energjie, besimi ose vullneti! Hëna është gjithashtu në shenjën tuaj dhe lidhet me Venusin e ëmbël në Luan. E gjitha kjo mund të jetë një shenjë e mirë për komunikim.

Gaforrja: 21 qershor 2022 – 22 korrik 2022

Planeti i veprimit Marsi hyn sot te Binjakët, gjë që mund t’ju bëjë ju të Gaforres që të ndiheni veçanërisht imagjinues dhe krijues, por gjithashtu mund të ndiheni mjaft të shqetësuar! Gjeni kohë për meditim dhe angazhohuni në degët tuaja të preferuara krijuese. Gjeni mënyra të shëndetshme për të shprehur zemërimin tuaj; kundërvënie ndaj tij/saj nuk do të ndihmojë!

Luani: 22 korrik 2022 – 22 gusht 2022

Planeti luftëtar Marsi hyn në Binjakët sot, gjë që mund t’ju gjejë shumë të fokusuar në arritjen e vizionit tuaj për të ardhmen. Kjo mund të jetë një kohë e fuqishme për punë ekipore. Drama mund të vijnë dhe trazojnë sot jetën tuaj shoqërore! Nga ana tjer, sot ju mund të jeni shumë energjik duke u rrokur të lidheni me grupe të reja njerëzish.

Virgjëresha: 22 gusht 2022 – 22 shtator 2022

Kjo mund të jetë një kohë shumë emocionuese në karrierën tuaj pasi Marsi hyn tek Binjakët. Mund të arrihet përparim i madh drejt një qëllimi, një objektivi që keni. Ju mund të jeni duke vjedhur vëmendjen e të tjerëve me saktësinë dhe zgjuarsinë tuaj!

Peshorja: 22 shtator 2022 – 23 tetor 2022

Planeti i veprimit Marsi hyn sot në shenjën e Binjakëve, duke aktivizuar sektorin e udhëtimit dhe edukimit të shenjën tuaj. Kjo mund të jetë një kohë e ngarkuar për ju, ndërsa udhëtoni nëpër botë ose merreni me çështje të reja! Mund të ndjeni energji të fortë për të publikuar diçka ose për të ndarë një ide të madhe në këtë moment.

Akrepi: 23 tetor 2022 – 22 nëntor 2022

Planeti juaj sundues Marsi hyn tek Binjakët, të cilët mund t’ju gjejnë të etur për të shlyer një borxh ose për të zgjidhur çështjet e vazhdueshme. Hëna është gjithashtu tek Binjakët në këtë kohë dhe përzihet me Venusin në Luan, gjë që mund të jetë një ogur i mirë për ju profesionalisht.

Shigjetari: 22 nëntor 2022 – 21 dhjetor 2022

Një atmosferë e ngarkuar po gëlon rreth marrëdhënieve në çift ndërsa Marsi po hyn tek Binjakët! Sot ju mund të lidheni me disa njerëz të rinj. Shumë nga ju, mund të demonstroni që jeni partnerë të gatshëm për të marrë përgjegjësinë dhe do ta bëni këtë në një mënyrë emocionuese! Partnerët tuaj, në dashuri, por dhe ata në biznes/punë, mund të veprojnë në një mënyrë shumë vendimtare dhe të drejtpërdrejtë.

Bricjapi: 21 dhjetor 2021 – 19 janar 2022

Humori është shumë produktiv teksa Marsi hyn tek Binjakët; ju mund të filloni një projekt të ri, ose koncept të ri në të bërit e gjërave! Mund t’i jepni fund një zakoni të vjetër dhe/ose po i përkushtoheni një përvoje të re. E thënë troç, po frymëzoheni për t’u riorganizuar dhe për të hequr qafe gjërat që nuk ju nevojiten më.

Ujori: 19 janar 2022 – 18 shkurt 2022

Planeti i veprimit Marsi hyn sot në shenjën e Binjakëve, duke ringjallur sektorin e romancës dhe kreativitetit të shenjës tuaj! Mund të vijë një nxitje e madhe pasioni! Megjithatë blloqet krijuese mund të shkatërrohen. Sepse po kaploheni nga një dëshirë dhe etje për t’u çliruar dhe për të festuar.

Peshqit: 18 shkurt 2022 – 20 mars 2022

Fokusi juaj kthehet te shtëpia dhe familja ndërsa Marsi hyn sot te Binjakët. Mund të planifikoni një lëvizje ose rinovim, ose të adresoni një çështje me një mik shtëpie apo një anëtar të familjes. Ose thjesht mund të përqendroheni në tema si siguria dhe privatësia! /noa.al