Transmetuar më 20-08-2022, 00:00

Horoskopi Paolo Fox Dashi: Në dashuri, Hëna është në anën tuaj dhe ju mund ta lini veten të hidhet pas përjetimit të ndjenjave. Dhe një këshillë, mjaft me frikën dhe hezitimin. Në punë, lajme të mira në horizont!

Horoskopi Paolo Fox Demi: Në dashuri përpiquni të qëndroni të qetë, veçanërisht nëse keni të bëni me një person të lindur në shenjën e Akrepit ose Ujorit. Në punë, nga e marta do të mund të merrni pak më shumë se ç’prisnit!

Horoskopi i Binjakëve Paolo Fox: Lajm i mirë për ndjenjat sepse Hëna dhe Venusi janë në anën tuaj, por edhe Marsi është në shenjën tuaj. Kjo bën që të ndizeni nga një dëshirë për t’u "lëshuar". Në punë, kontakte dhe takime të papritura – përgatituni për çdo gjë!

Horoskopi i Gaforres Paolo Fox: Epo në dashuri, ka shumë projekte dhe ide për t’u realizuar. Në punë nuk ju mungojnë idetë, por ato duhen shfrytëzuar deri nga fundi i gushtit!

Horoskopi Paolo Fox Luani: Sot në dashuri ndiheni të fortë sepse e keni çliruar veten nga një barrë dhe çdo strategji ju sjell fitore. Në punë, kjo kohë është premtuese: së shpejti do të vijnë kënaqësitë e fryteve!

Horoskopi i Virgjëreshës Paolo Fox: Në dashuri, fundjava do të jetë plot dyshime dhe një situatë hutimi e plogështie. Megjithatë, nga ana tjetër, në punë, lajme të mira po vijnë!

Horoskopi i Paolo Fox Peshorja: Duket se kjo fundjavë është e juaja, sepse në dashuri priten të reja, mjaft që ju të lini veten të çlirët për t’u hedhur pas emocioneve. Në punë, përpiquni të hapni një rrugë të re, një shteg të ri.

Horoskopi Paolo Fox Akrepi: Ju është dashur që të përballeni me disa marrëdhënie të pavërteta, ndaj tani përpiquni të ktheni faqen dhe të vazhdoni përpara. Në punë, disa projekte duhen ndryshuar: dhe ju, që tani po mendoni se çfarë do të duhet të bëni në shtator!

Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox: Sot përpiquni të mos ekspozoni veten, të mos flisni në vetën e parë sepse është një e shtunë që duhet të kthehet në investim në dashuri. Në punë, mundësitë dhe madje të shkëlqyera, janë në horizont: ndaj mos u dorëzoni!

Horoskopi i Bricjapit Paolo Fox: Në dashuri tani do të mund të ridimensiononi zgjedhjet e bëra, ndaj kjo është një e shtunë reflektimi. Në punë ka të reja: së shpejti do të vijnë kënaqësi interesante dhe përpjekjet tuaja do të shpërblehen!

Horoskopi i Paolo Fox Ujori: Kohë e mirë për dashurinë, për lidhjet, veçanërisht nëse duhet të sqaroheni me dikë. Në punë, përpiquni të qëndroni të qetë, të jeni të kujdesshëm në marrjen e vendimeve, sidomos kur bëhet fjalë për ca para shtesë!

Horoskopi i Peshqve Paolo Fox: Në dashuri keni bërë kaq shumë, keni ekspozuar veten dhe tani jeni në pritje të një fillimi të ri që e doni me parimin "më jep siç të kam dhënë". Në punë jeni pak të shqetësuar, ndaj përpiquni të mos e teproni. Thjesht ruani qetësinë sa më shumë! /noa.al